12.02.2025 - AKTIVITET TRAJNUES: “Konflikti i interesit dhe trajtimi i barabartë”

Shkolla e Magjistraturës, më datë 12 shkurt 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues, me temë: “Konflikti i interesit, masat parandaluese dhe zgjidhja e rasteve të konfliktit që lindin gjatë procesit të prokurimit, në funksion të shmangies së shtrembërimit të konkurrencës dhe trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspert: Reida Kashta

Lehtësues: Mirjan Mustafaj dhe Marko Boshku

Qëllimi i këtij trajnimi është: Analizimi i parashikime të situatave të konfliktit të interesit në procedurat e prokurimit publik, ndikimi që këto situata mund të kenë në respektimi të parimit të konkurrencës dhe trajtimit të barabartë si dhe masat për parandalimin e tyre. 

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Parashikimet specifike për konfliktin e interesave në legjislacionin e prokurimit publik;
  • Ndërlidhja midis legjislacionit të prokurimit dhe legjislacioni specifik të konfliktit të interesave;
  • Masat e parashikuar nga legjislacioni për parandalim;
  • Ndikimi i situatave të konfliktit të interesave në parimin e konkurrencës së drejtë dhe trajtimit të barabartë;
  • Referimi për analizë dhe diskutime të praktikës gjyqësore që trajtojnë dhe gjykojnë raste në këtë drejtim.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.

QUIZ: https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/kuic-12-shkurt/